Telegrafi

Hazard harron lëndimin dhe shënon një gol të mrekullueshëm për ta kaluar Realin në epërsi

Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Huescas me dy gola epërsi 2-0.

Los Blancos kanë vuajtur deri sa kanë shënuar golin e parë, por në fund të pjesës së parë realizuan dy herë.

Eden Hazard ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar që nuk i mundësoi të luaj shumë me Realin.

Ylli belg ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca për t’i dhënë epërsinë e parë madrilenëve.

Gjithsesi krejt në minutën e 45, Karim Benzema pasi pranoi një to të mirë në zonë realizoi për 2-0. /Telegrafi/