Telegrafi

Hazard gëzon tifozët e Chelseat: Ku është lapsi për të nënshkruar

Eden Hazard. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Eden Hazard është zgjedhur lojtari i viti te Chelsea për herën e tretë radhazi.

Sulmuesi belg ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me 19 gola të shënuar e 16 asistime.

E gjatë mbrëmjes së organizuar nga klubi londinez, kur Hazard ishte në skenë një zë ka ardhur nga publiku ‘Nënshkruaje kontratën’.

Përgjigja e belgut ka qenë e menjëhershme duke thënë ‘Ku është lapsi’.

Ka mjaftuar kjo përgjigje nga Hazard për të shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë, por që kjo përgjigje i ka gëzuar tej mase tifozët londinez.

Hazard është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi dhe nuk do të ishte befasi transferimi i tij në Santiago Bernabeu.

Përveç çmimit si lojtari i vitit nga Chelsea, belgu ka fituar edhe çmimin për golin e vitit.


Ndërkohë lojtari më i mirë i ri këtë edicion është zgjedhur Callum Hudson-Odoi. /Telegrafi/