Eden Hazard ka folur hapur për përvojën e tij të vështirë në Real Madrid, ku nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.
I transferuar nga Chelsea në 2019 për 89 milionë funte, belgu luftoi me lëndime vazhdimisht.
Hazard pranoi se ardhja e tij në Madrid përkoi me sfida të mëdha, duke përfshirë pandeminë e COVID-19, e cila ndikoi ashpër në rikuperimin e tij.
“Shkova në Dallas për operacion dhe u ktheva në Madrid gjatë COVID-it,” tha Hazard.
“Dy muaj isha vetëm në shtëpi pa fizioterapi, dhe kjo ishte një gabim.” Ai shtoi se, nëse mund të kthehej në kohë, do të thirrte një fizioterapist për ndihmë.
Pandemia dhe rikuperimi i dobët ndikuan rëndë në performancën e tij. “Kur mbaroi COVID-i, e shtyva trupin si i çmendur, por kyçi i këmbës nuk ishte më i njëjtë,” tha Hazard.
Kjo çoi në probleme të vazhdueshme dhe një sezon të dështuar.
Hazard e mbylli duke thënë se Real Madrid ishte klubi i ëndrrave të tij, por rrethanat e papritura e bënë që gjithçka të mos shkonte siç duhet. /Telegrafi/