Ylli belg, Eden Hazard ka pranuar se të luaj nën drejtimin e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane është një ëndërr e tij në një moment në karrierën e tij.
Anësori sulmues i Chelseat ka qenë shpesh e lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu gjatë gjithë karrierës së tij, që daton në ditët e tij te skuadra franceze, Lille.
Megjithëse, ai nuk është i fokusuar në një lëvizje në të ardhmen e afërt, Hazard pranoi se do të ishte një ëndërr që ai të luante për njeriun që admironte sa ishte lojtar, por edhe si trajner.
“Të gjithë e dinë respektin që kam për Zidane si lojtar, por gjithashtu si një trajner dhe ai ishte idhulli im”, ka thënë fillimisht Hazard për RTL.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhmen, por sigurisht, do të ishte një ëndërr për mua të luaja nën drejtimin e Zidane”.
“Por, unë jam duke shijuar jetën në Chelsea në këtë moment. Ende kam shumë gjëra për të arritur këtu dhe jam i përqendruar të luaj për Chelsean”.
Përveç Zidanes, reprezentuesi belg gjithashtu zbuloi se ai do të mirëpriste mundësinë për të punuar edhe një herë me ish-trajnerin e tij te Blutë, Jose Mourinho edhe një herë.
“Natyrisht se do të isha i lumtur ta ripërsërisja atë, sepse kishim një marrëdhënie të mirë”, shtoi Hazard.
“Gjithashtu, më pëlqen ta përballoj atë si një kundërshtar, por nëse duam të punojmë së bashku në të ardhmen, do të ishte një kënaqësi”, përfundoi belgu. /Telegrafi/