Ylli i Chelsea, Eden Hazard ka deklaruar se skuadra e tij është kandidat për titull pas barazimit 1-1 me Liverpoolin.
Hazard ishte njeriu kryesor në natën e së mërkurës pasi ai erdhi nga bankina për të shënuar golin e dytë në Anfield dhe dërgoi Chelsean tutje në Kupën Carabao.
Edhe të shtunën ai shënoi golin e parë në Stamford Bridge ndaj Reds në përballjen e tyre në Ligën Premier dhe tani mendon se Chelsea mund të kandidoj për titull kampion.
“Kur jeni dikur fituar 1-0 deri në fund të fundit, por më pas pranoni gol, ju mund të jeni të trishtuar, por gjithashtu mendoj se ata duhet të kenë shënuar më parë”, ka thënë fillimisht Hazard për BT Sport.
“Ata kishin disa shanse, por ne kemi ruajtur mirë repartet kështu që mendoj se barazimi është një rezultat i drejtë”.
“Mendoj se mund të sfidojmë Liverpoolin dhe Manchester Cityn në garë për titull. Këto dyja janë ekipet më të mira në vend”.
“Mund të them se pas dy ndeshjeve kundër Liverpoolit, as ne nuk jemi larg”.
“Ne po fitojmë ndeshje dhe besimi është i lartë. Po luajmë mirë kështu që le të shpresojmë se diçka mund të vijë në fund të sezonit”, përfundoi belgu. /Telegrafi/