Site icon Telegrafi

Hazard: E tashmja në Bundesliga, e ardhmja në Ligën Premier

Thorgan Hazard ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin e njohur sportiv, Goal.com, ku ka bërë të ditur është momentalisht është i lumtur te Borussia Monchengladbach, teksa të ardhmen mendon se do ta jetë pjesë e Ligës Premier.

Ylli i ri belg ishte pjesë e shumë thashethemeve gjatë afatit kalimtar veror, ku lidhej me skuadra si Atletico Madrid apo Leicester City, por Hazard ka theksuar se momentalisht është i lumtur në Gjermani, dhe vetëm pas një kohe do ta shikoj largimin.

Lexo po ashtu “Vetëm Messi dhe CR7 janë më të mirë se Hazard”

“Për momentin po ndihem mirë. Bundesliga është një kampionat i mirë dhe tani për tani, unë dua të qëndroj këtu. Ndihem i lumtur këtu, unë dhe familja ime”, ka thënë Hazard për Goal, përcjell Telegrafi.

Tutje, vëllai i vogël i yllit të Chelseat, Eden Hazardit, ka deklaruar se në të ardhmen mund të bashkohet më të në Ligën Premier, pasi edhe në të kaluarën ishte pjesë e ‘Bluve’, por pa bërë ndonjë paraqitje për ekipin e parë.

“Në të ardhmen, ndoshta do të jem në Angli përsëri. Ndërsa, karrierën shpresoj ta përfundoj në Belgjikë, edhe pse është herët të flasim për këtë gjë”, përfundoi ylli i Monchengladbachit.  /Telegrafi/

Exit mobile version