Telegrafi

Hazard e shënon njërin nga golat më të bukur në Ligën Premier këtë edicion

Belgu Eden Hazard sapo ka shënuar gol të bukur ndaj West Ham për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Zhvillohej minuta e 24-të kur belgu mori një top në mesin e fushës dhe shpërtheu në mes të mbrojtjes së ‘çekanëve’ për të shënuar për 1-0.

Eden Hazard . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Gol mjaft i bukur pasi me disa lëvizje i kaloi katër lojtarë.

Ishte njëri prej golave më të bukur këtë edicion.

Eden Hazard . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Chelsea po kërkon fitore që do ta dërgojë në pozitën e katërt. /Telegrafi/