Site icon Telegrafi

Hazard: Dua të punojë përsëri me Mourinhon

Eden Hazard ka zbuluar se Jose Mourinho i Manchester United është menaxheri i vetëm me të cilin dëshiron të punojë përsëri me të.

Hazard luajti nën urdhrat e portugezit në Chelsea midis viteve 2013 dhe 2015 dhe pati një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të Ligës Premier në sezonin 2014-15.

Por, në sezonin pasues Blutë e nisën keq duke humbur nëntë nga 16 ndeshjet e para të ligës dhe Mourinho u shkarkua në dhjetor.

Lexo po ashtu Hazard zgjidhet lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier

Shkarkimi i trajnerit portugez erdhi pas zërave për një përplasje dhe mosmarrëveshje të mëdha me lojtarët e lartë të ekipit, përfshirë edhe Hazardin.

Megjithatë, nuk duket të jetë kështu pasi Hazard për media ka thënë se nuk ka ndonjë menaxher tjetër që do të luante përsëri për të, përveç Mourinhos.

“Sezoni i fundi nën Mourinhon nuk ishte më i këndshmi i mundshëm”, ka thënë fillimisht Hazard për gazetën belge HLN.

Lexo po ashtu Ibrahimovic: Mourinho mund të ia fitojë titullin Unitedit, faji është te grupi i dobët i futbollistëve

“Ne nuk fitonim, morëm një lloj rutine të trajnimit, trajnim pa argëtim, ishte më mirë për të gjitha palët që bashkëpunimi mori fund”.

“Nëse më kërkohet një trajner me të cilin dua të punoj përsëri, atëherë unë them: Mourinho”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Exit mobile version