Telegrafi

Hazard: Dua të fitoj përsëri titullin dhe çmimin “lojtari i vitit”

Eden Hazard ka folur për sezonin që po vjen në lidhje me objektivat e tij dhe klubit.  

Ylli belg fitoi Ligën Premier këtë sezon me Chelsea, teksa ishte njëri nga më të dalluarit në skuadrën e Antonio Contes.

Megjithatë, Hazard tani dëshiron të fitoj edhe çmimin e lojtarit të vitit në Ligën Premier, përveç titullit kampion.

“Shpresojmë se viti i ardhshëm është i njëjtë, të fitojmë Ligën dhe fitoj çmimin e lojtarit të vitit”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Por, fitimi i Ligës është ajo që ne duam më së shumti”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/