Anësori i Chelseat, Eden Hazard, ka folur për vështirësitë që kishte gjatë sezonit të kaluar.
Belgu tha se lëndimet bën që ai mos të jetë në nivel, por tani me Antonio Conten është gjithçka ndryshe, pasi italiani i ka thënë besim skuadrës.
“Sezonin e kaluar të gjithë e dinë se nuk isha mjaftueshëm i mirë. Por, kemi mësuar nga gabimet tona”.
“Kam dhënë gjithçka për t’u kthyer dhe tani jam në nivelin tim”.
“E kam filluar sezonin mirë, pa lëndime dhe është më mirë të luash kur je i gatshëm. Dua të kënaqem teksa jam në fushë, ky është çelësi”.
“Është gjithmonë e vështirë të kthehesh pas një sezoni të vështirë, por trajneri ka ndryshuar diçka dhe na dha më shumë besim”, ka thënë Hazard. /Telegrafi/