Site icon Telegrafi

Hazard i ‘çmendur’ pas Henryt

Eden Hazard ka treguar edhe njëherë që e çmon shumë ish-sulmuesin francez, Thierry Henry.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ka marrë para disa muajve pozitën e ndihmësit të Roberto Martinez te kombëtarja e Belgjikës.

Afrimi i Henryt te Belgjika e ka gëzuar shumë yllin e Chelseat, Eden Hazard, i cili thotë se është kënaqësi ta ketë si trajner njeriun me të cilin është rritur duke e ndjekur.

Lexo po ashtu Martinez: Hazard është mirë, lëndimi nuk është serioz

“Kur isha i ri, unë më shumë shikoja Thierryn dhe ‘les Bleus’ se ekipi belg”, ka thënë fillimisht Hazard për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Pra, është një kënaqësi e madh që tani ta kem atë si trajner”, përfundoi ylli i Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version