Telegrafi

Hazard: Asnjë lojtarë nuk duhet të kushtojë 100 milionë euro

Eden Hazard . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Eden Hazard ka folur në një intervistë për mediat franceze, ku është ndalur edhe te çmimi që e ka paguar Real Madrid prej 100 milionë eurove plus bonuset për të.

Deri tani belgu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, pasi nuk ka bindur plotësisht.

Në një intervistë për Le Parisien, Hazard ka folur edhe për çmimin, që nuk e sheh si presion, por shton se asnjë lojtarë nuk duhet të vlejë mbi 100 milionë euro.

Eden Hazard (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

“E di që kam kushtuar shumë para, por janë milionat ato që xhirojnë mes klubeve”.

“Blerjet janë të çmendura pasi për mua asnjë lojtar nuk duhet të vlente 100 milionë euro”.

“Nuk e mendoj aspak shifrën që i kam kushtuar klubit, edhe po të kisha kushtuar vetëm 5 milionë do të luaja po njësoj”, ka thënë Eden Hazard. /Telegrafi/