Site icon Telegrafi

Hayek rrëfen si iu vardis Trump duke u miqësuar fillimisht me të dashurin e saj (Video)

Salma Hayek ka rrëfyer në media sesi Donald Trump ka tentuar dikur ta joshte, pasi ishte afruar më parë me partnerin e saj (që asokohe ishte Edward Norton).

Rrëfimin e saj, aktorja 50-vjeçare e bëri gjatë emisionit The Daily Show me Trevor Noah, ku tha me shaka se, fatmirësisht, miliarderi që drejton sot Shtetet e Bashkuara nuk ishte përpjekur ta prekte me forcë, siç pretendojnë gra të tjera se ka bërë me to.

“Isha në një shfaqje me të dashurin tim, kur Trump u afrua e më vendosi xhaketën mbi shpatulla, sepse e pa që kisha ftohtë. Ishte shumë i hijshëm në fillim, shumë i këndshëm. Më përshëndeti e u prezantua”.

Lexo po ashtu I pandalshëm Trump në ngacmimin e bukurosheve: Një tjetër aktore e famshme rrëfen që pasi e refuzoi, pasoi hakmarrja e tij!

“Pas kësaj, ai nuk tregoi ndonjë interes të madh ndaj meje, por nisi bisedimet me njeriun që kisha në krah, duke u përpjekur të miqësohej me të. E ftoi për darkë”.

“Ne shkuam dhe gjatë të gjithë kohës ai fliste me të dashurin tim. Pastaj na ftoi në hotelin e tij në ‘Atlantic City’ dhe pasi shkëmbyem numrat, nuk foli më kurrë me ish-in tim, por më mori mua në telefon e më kërkoi të dilnim bashkë”.

“Unë i thashë: çfarë po thua, po i dashuri im? Ti e di fare mirë që e kam një të tillë”, ka treguar Salma, citon Top Channel.

Përgjigjja ishte: “Ai njeri nuk është i mirë sa duket për ty. Nuk është i rëndësishëm. Ti duhet të dalësh patjetër me mua”.

“Më mbyti me telefonata”, kujton Hayek. Por, aktorja nuk ndryshoi mendje, edhe pse lidhja e dashurisë në të cilën ndodhej ndërkohë nuk ishte e konsoliduar dhe nuk zgjati shumë.

Exit mobile version