Telegrafi

Haye: Mund ta nokautoj kur të dua Ruizin

Haye të shtunën pret në ringun e Mançesterit Ruizin në duelin e vlefshëm për titullin e WBA. Nëse ndodh që Haye të fitojë atëherë në fundvit do të jemi dëshmitar të duelit të dekadës mes tij dhe Wladimir Klitschkos.

“Mund ta nokautoj kur të dua. Sa më shumë që zgjat dueli aq më mirë për mua. Nuk është si më herët. Tani sa më shumë që dueli zgjat unë jam më i fortë dhe më i fortë. Deri atëherë ai do të duhet të ketë marrë goditje të rënda dhe në fund pason KO”.

“Ruiz ka thënë se do të më mposhtë? Unë i dëshiroj fat nëse ky është plani i tij, por para se ta bëjë atë ai do të jetë në tokë. Të gjithë duan të ma marrin titullin, këtë e di mirë. Unë do të bëj diçka dramatike dhe do t’i shokoj njerëzit të shtunën”, përfundoi britaniku David Haye. /Telegrafi/