Telegrafi

Haye mbron titullin në mënyrë brutale

Hayes iu deshën vetëm 25 sekonda për ta rrëzuar në tokë John Ruizin, por amerikani nuk u dorëzua dhe u kthye në sfidë. Haye vazhdoi me goditjet e tij, dhe në raundin e gjashtë, kur fytyra e Ruizit ishte plotësisht e demoluar, ky i fundit përsëri u rrëzua, ndërkohë që pësoi ‘knockdown’ edhe në raundin e pestë.

John Ruiz nuk kishte më forcë dhe trajneri i tij e dorëzoi meçin në raundin e nëntë, pas tre rrëzimeve të Ruiz.

David Haye bëhet vetëm njeriu i dytë që mposht Ruizin në 54 ndeshjet e amerikanit. Kjo fitore e Haye i hap rrugë super dueleve shekullore ndaj vëllezërve Klitschko, pasi që Haye shihet si njeriu i vetëm që mund të mposhtë vëllezërit ukrainas. /Telegrafi/