Në emisionin “Debat D+” në RTV Dukagjini, diskutimi i panelistëve ndërlidhet me temën: Ku do të vendoset fitorja?
Analisti Fatmir Haxholli thotë se garë të madhe do të ketë në Prizren, Gjilan, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri e Pejë.
“Në Lipjan e Istog nuk shoh garë, se janë të LDK-së. E favorizoj këtë parti edhe në Podujevë e Gjilan”, thotë ai. “Nuk shoh garë as në Deçan, Junik, Skenderaj e Obiliq”. /Telegrafi/