Deputetja Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me dekretimin e gjyqtarëve nga presidenti Hashim Thaçi.
Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Thaçi ka dekretuar Radomir Labani, njeriun e Listës serbe e që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.
Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:
“Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.
Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!
Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për ‘Zajednicën’ dhe të tjera çështje!
Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!. /Telegrafi/