Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar që t’u bashkohet atyre, Isa Xhemajlaj, ish-kandidat i Nismës për kryetar të Drenasit. Këtë e konfirmoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë një interviste në InfoBox të RTV Dukagjinit.
Haxhiu foli edhe për seancën e nesërme, e cila është thirrur të debatohet për vdekjen e Astrit Deharit, për çka tha se është shumë e nevojshme që të bëhet një super-ekspertizë e këtij rasti.
Ai gjithashtu, ka akuzuar Vetëvendosjen se ka tentuar ta shfrytëzojë politikisht vdekjen e Astritit.
“Kushdo që mbi tragjedinë, mbi trupin e tij, kërkon të ngritet politikisht, mjer ai”, tha deputeti i PDK-së
Haxhiu gjithashtu tha se buxheti i vitit që po shkon nuk u shfrytëzua si duhet, derisa buxheti i proklamuar nga Qeveria prej 2 miliardë eurosh për vitin 2017, sipas tij, nuk qëndron në këtë lartësi./RTV Dukagjini-Telegrafi/