Telegrafi

Haxhiu: Qeveria ka dështuar në sigurimin e vaksinave dhe në administrimin e procesit

Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në sigurim të vaksinave dhe në administrim të procesit.

Ai tha se Kosova është vendi i fundit në Evropë që ka siguruar një kontratë për furnizim të vaksinave.

“Dështim në sigurim të vaksinave dhe në administrim të procesit të vaksinim…Kontrata për furnizim me vaksina po vazhdon të mbahet sekrete”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, kontingjenti, donacion nga Norvegjia është në kundërshtim me  Ligjin për pajisje dhe produkte  medicinale, që siç tha ai saktëson se nëse një produkt importohet në Kosovë dhe ka afatin e skadimit më pak se një vit atëherë në momentin e importit duhet të ketë 2/3 të kohës së skadimit.

Ai më tej tha se ka mospërputhje të të dhënave për vaksinimin ditor, të dozave të para dhe të dyta, si dhe numrit total. /Telegrafi/