Telegrafi

Haxhiu pyet Vitinë nëse është intervistuar nga Prokuroria, përgjigjet ministri

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nëse është intervistuar nga Prokuroria, për siç ka pretenduar ai keqpërdorimet e bëra gjatë pandemisë vitin e kaluar.

Vitia ka thënë se çdo kontratë që është nënshkruar në Ministrinë e Shëndetësisë ka kërkuar vetë që të hetohet.

“Ata që kam thënë çdo herë dhe vazhdoj ta them është që çdo kontratë që është nënshkruar në Ministrinë e Shëndetësisë kam kërkuar vetë dhe kërkoj prapë t’i nënshtrohet hetimit dhe kam kërkuar vetë nga Policia që të vijnë t’i shohin e t’i procedojnë. Nuk jam intervistuar nga Prokuroria dhe në momentin që do të intervistohem këta do ta bëjë publike jo vetëm në këtë foltore, por edhe për qytetarët”, është përgjigjur Vitia.

Ndryshe seanca e Kuvendit e cila ka filluar në orën 10:00 është duke vazhduar ende. /Telegrafi/