Telegrafi

Haxhiu i PDK-së: Qeveri hipokritësh, kaq shumë korrupsion e nepotizëm s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu / Foto: Ridvan Slivova

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur qeveri hipokritësh, qeverinë e Albin Kurtit, duke shtuar se kjo qeveri po legjitimon paaftësinë, nepotizmin dhe mbron të korruptuarit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sa herë që po procedohet Projektligji për Trustin në Kuvend, Qeveria del me propozime pa efekt në tejkalimin të krizës ekonomike.

“Në periudhën kur e kam dorëzuar Projektligjin për Trustin, kryeministri Kurti me urgjencë ndau 100 euro lëmoshë për qytetarët. Tani kur Iniciativa Qytetare për tërheqjen e deri 30% të Trustit mori mbështetje të madhe, iniciatorët dhe vullnetarët e peticionit për Trustin dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrime për ta riproceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, kryeministri paska dalë me një propozim të ri”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Qeveri hipokritësh që paaftësinë mundohen ta shesin si vlerë.

Sa herë që po procedohet Projektligji për Trustin në Kuvend, Qeveria del me propozime pa efekt në tejkalimin të krizës ekonomike.

Në periudhën kur e kam dorëzuar Projektligjin për Trustin, kryeministri Kurti me urgjencë ndau 100 euro lëmoshë për qytetarët.

Tani kur Iniciativa Qytetare për tërheqjen e deri 30% të Trustit mori mbështetje të madhe, iniciatorët dhe vullnetarët e peticionit për Trustin dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrime për ta riproceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, kryeministri paska dalë me një propozim të ri.

A duhet Trusti dhe qytetarët ta aktivizojnë Qeverinë, apo Qeveria duhet të jetë aktive në shërbim të qytetarëve?!

Qeveri që legjitimon paaftësinë, nepotizmin dhe mbron të korruptuarit, kaq pak punë kaq shumë korrupsion e nepotizëm për një vit e gjysmë nuk ka pas në asnjë Qeveri deri më sot. /Telegrafi/