Telegrafi

Haxhiu: PDK nuk do ta falë më postin e kryeministrit siç ka vepruar në të kaluarën

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ky subjekt nuk do ta fal më postin e kryeministrit siç ka vepruar në të kaluarën.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Ramush Haradinaj e shkeli mirëbesimin e PDK-së kur dha dorëheqje pa marrëveshje.

“Ai shkeli mirëbesimin pasi ne i kemi dhënë mandatin. Dihet se PDK është partia më e madhe brenda PAN-it dhe i ka dhënë mandatin Ramush Haradinajt për kryeministër. Ka qenë shumë njerëzore dhe e sinqertë që Haradinaj të ulej me kryetarin Veseli dhe zëvendëskryeministrin Limaj dhe të diskutojnë situatën pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së, thotë se PDK-ja është mbledhur këtë javë dhe ka vendosur që mandate t’i kthehet popullit.

“Ne kemi formuar edhe shtabet zgjedhore më në krye kryetarin dhe kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veseli. Asnjë dilemë PDK nuk e ka dhe në situatën aktuale vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të përcaktohen kush duhet të udhëheq tutje”.

Haxhiu thotë se për zgjedhje ka pasur votim në Këshillin e Përgjithshëm dhe është vendosur unanimisht që të shkohet në zgjedhje.

Deputeti i PDK-së thotë se ky subjekt politik ka punuar mirë për popullin duke ndërtuar fshatra e qytetar dhe duke rritur rroga.

Ai ka thënë se PDK më nuk do ia fal postin e kryeministrit akujt dhe sipas tij vetëm PDK mund të bëj ndryshimin në Kosovë./Telegrafi/