Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se blerja e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik.
Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook gjersa ka shtuar se fajtor për mossigurimin e vaksinave është Qeveria dhe jo mediat.
“Jo shtet policor! Stop diktaturës”.
“Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.”
“Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës. Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.