Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Kjo për shkak se sipas Haxhiut, ministri Rrahmani ka dështuar që të implementojë sigurimin shëndetësorë.
“Hapi i parë që të implementohen sigurimet shëndetësore është implementimi i SISH-it, pastaj funksionalizimi i AFSH-së. Ministri nuk ka arritur ta funksionalizojë për tri vite. Bartja e përgjegjësisë së ministrit është dorëheqja”, tha Haxhiu.
Ai shtoi se janë qytetarët e Prishtinës dhe komunave të tjera në këtë rajon që po bartin pasojat e moszbatimit të sigurimeve shëndetësore.