Site icon Telegrafi

Haxhiu: Kam përmbushur obligimet që kam marrë nga votuesit, do kontribuojë më shumë për sportin e shëndetësinë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shpalosur të arriturat e tij në kohën sa ka qenë deputetë për tri mandate dhe premtimet për të ardhmen nëse zgjidhet përsëri deputetë.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë tri legjislaturave të fundit ai ka përmbushur një pjesë të detyrave dhe obligimeve që ka marrë nga votuesit, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se më shumë ka kontribuar në fushën e shëndetësisë dhe sportit.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se në këtë mandat nëse fiton synon t’i japë mbështetje të fuqishme kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veselit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Haxhiu thotë se ai ka arritur të mbledh nënshkrimet për të ndryshuar ligjin për sponsorizimet ne sport.

Ai premton se nëse zgjidhet deputetë do të ndihmojë sportin edhe më tej duke dërguar para edhe disa ligje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e objekteve sportive.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se në qeverisjen e PDK-së, janë bërë investime të mëdha në sport përfshirë edhe renovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe miratimi i ligjit për sponsorizime në sport.

Haxhiu thotë se në qeverisjen e PDK-së, Uran Ismaili ka bërë kthesë të madhe në shëndetësi, duke përmendur më veçanti furnizimin me barna me çmime shumë më të ulëta se siç thotë ai në qeverisjen e LDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version