Telegrafi

Haxhiu: Jo veç mëditje, por rrogën e plotë për Thaçin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me mos gatishmërinë e deputetëve për ta dhënë mëditjen e seancës së sotme për familjen e drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi i arrestuar nga autoritetet serbe.

Ndryshe, reagimi i Haxhiut vjen pas pohimit në Kuvend nga kryetari Kadri Veseli se deputeti Haxhiu nuk dëshiron ta ofrojë mëditjen për familjen e Thaçit.

Lexoni të plotë postimin e Bekim Haxhiut në Facebook:

“Jo me dhanë veç një mëditje për Nehat Thaçin , por rrogën e plotë kjo ishte kërkesa ime sot në seancë plenare. Sepse, dje dhe sot të gjithë ishin për ta ndihmuar Nehat Thaçi le ta dëshmoj me fakte.

Ju, rikujtoj se kur unë kam kërkuar të paktën një mëditje të deputetëve për shërimin e Dr Arsim Behramit vetëm kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka përkrahur kërkesën time.

Personalisht do ta jap rrogën dhe mëditjen për Nehat Thaçin”. /Telegrafi/