Site icon Telegrafi

Haxhiu: Gjermania nuk e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës e as bombardimet e NATO-s (Video)

Drejtori i televizionit “Klan Kosova”, Baton Haxhiu, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve ka dalë për shkak të pafuqisë së Gjermanisë për të rregulluar problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Haxhiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Gjermania ka investuar në Serbi 11 miliardë euro dhe nuk ka arritur të bind Vuçiqin për Kosovën.

“Gjermania dha 83 milionë euro për interkoneksionin dhe nuk ka arritur ta funksionalizojë atë. Vetëm 2% e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi janë zbatuar, dhe Gjermania ka qenë prirëse e procesit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i televizionit “Klan Kosova”, ka thënë se shumë pak beson se në Samitin e Berlinit do të arrihet ndonjë marrëveshje.

Ai ka thënë se Britania e Madhe ka ndihmuar në njohje më shumë edhe se Amerika, por nuk i ka dhënë ndonjë meritë Gjermanisë në këtë proces.

“Më vjen keq, nuk është Gjermania ajo që ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës, as bombardimet (ndaj Serbisë)”.

Haxhiu ka thënë se modeli i dy Gjermanive do të ishte zgjidhje shumë e keqe.

“Anëtarësimi në OKB, pa njohje nga Serbia është paqe e papërfunduar me Serbinë”, tha ndër të tjera Baton Haxhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version