Ndërkohë, të martën në Mitrovicë do të zbarkojnë edhe tre futbollistë tjerë nga Shqipëria. Këtë e ka konfirmuar Haxhiu të hënën për Arenën. “Nënshkruam kontratë me Shpëtim Babajn. Ky super-lojtar do t’i mbrojë ngjyrat e Trepçës deri në fund të karrierës së tij”, tha Haxhiu, i cili tregoi se ka arritur marrëveshje edhe me Maxhunin, por ka mbet të bëhet vetëm edhe nënshkrimi i kontratës. Babaj edhe më herët ka qenë pjesë e këtij klubi.
Sipas Haxhiut, në Mitrovicë të martën do të vijnë edhe tri përforcime tjera nga Shqipëria. “Të martën skuadrës sonë do t’i bashkohen edhe tre futbollistë nga Shkodra, të cilët mi ka gjetur miku im, Edi Martini”, theksoi Haxhiu. /Tribuna/Telegrafi/