Telegrafi

Haxhiu: Afera korruptive në seancën e Presidentit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka hedhur disa dyshime të seancës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Haxhi përmes një postimi në rrjetin e saj ‘Facebook” ka thënë se afera korruptive kanë ndodhur në këtë seancë. Sipas saj është e çuditshme që për pak minuta ndërruan mendje 21 deputet për ta votuar Thaçin për president.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

“Afera të shumta korruptive po duket që kanë ndodhur me rastin e zgjedhjes së presidentit të gazit! Sikur prokuroria të ishte e pavarur do të duhej të niste hetimet për këtë. A nuk është e çuditshme që brenda pak minutave 21 deputetë ndryshuan mendje pra votuan pro Thaçit! Çfarë përfituan ata deputetë? Për çfarë u shiten? Për miliona, terminale doganore, gradime të familjareve, çka tjetër?

Natyrisht duke përfshirë këtu edhe pazaret me listen serbe të Vuçiqit!” (sic), ka shkruar Haxhiu.