Site icon Telegrafi

Haxhinjtë kosovarë kthehen nga Meka

Vendin e shenjtë Meken sivjet e vizituan 1079 haxhilerë nga Kosova, të cilët sot në në orën 05:00 të mëngjesit u kthyen në vendlindje.

Pelegrinët kosovarë, që kryen njërën nga pesë shtyllat e islamit, u pritën nga të afërmit e tyre në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Megjithatë, disa haxhilerë nuk ishin ndarë të kënaqur me organizimin e këtij udhëtimi, pasi që ushqimi dhe banimi nuk ishin siç duhet. Kujtojmë se ankesa të tilla ka pasë edhe nga haxhilerët e Maqedonisë, transmeton rtv21.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ritual që çdo besimtar duhet ta kryejë njëherë në jetë, nëse ka mundësi.

Mbi 2 milionë besimtarë nga e mbarë bota vizituan këtë vit Meken. Haxhilerët nga Kosova ishin nisur në javën e fundit të muajit gusht.

Exit mobile version