Në takim u vlerësua bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi njerëzor dhe institucional i Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.
Haxhinasto filloi të martën një vizitë dy-ditore në Vatikan dhe do të pritet në një audiencë nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI. Tema kryesore e bisedimeve në Selinë e Shenjtë është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes reciprok. /Telegrafi/