Telegrafi

Haxhinasto takohet me Mujezinovic

Në këtë takim u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime të njëjta sa i përket rritjes së nivelit të bashkëpunimit për përmirësimin e imazhit të rajonit si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor, në lëmin e bujqësisë.

Ata shprehën gjithashtu vullnetin e përbashkët për të filluar një bashkëpunim në nivel universitar dhe për shkëmbimin e studentëve. Në takim është biseduar edhe për turizmin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy vendet, vetëm me karta identiteti. /Telegrafi/