Për herë të parë pas dorëheqjes ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka folur shkurt për arsyet e çuan në këtë vendim.
Reagimi i ish-ministrit Haxhinasto ka qenë i thatë dhe i prerë.
“Nuk ka asnjë arsye tjetër veç angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim”, ka thënë Haxhinasto në një prononcim për mediat.
Edhe pse ish-ministri është treguar diskret duke u përpjekur ta fashit historinë e ikjes nga kabineti qeveritar pas tre vitesh, arsyeja e largimit vërtitet mes pakënaqësive që ka ndaj tij Ilir Meta, atyre të kryeministrit Rama ose ndaj “pazarit” të radhës mes të dyve. /Telegrafi/