Deklarata ka ardhur nga Ministri i transporteve gjatë një ceremonie për shpërndarjen e certifikatave të para për menaxheren e transportit që do të njihen në gjithë BE.
Sipas Haxhinastos, ky është një zhvillim pozitiv dhe tregon se cilësia është parësore në transport.
“Tregu ynë po integrohet gjithmonë dhe me shume ne tregun ndërkombëtar. Këta përfaqësues me këtë certifikatë kanë të drejtë të ofrojnë po të njëjtat shërbime edhe si ne vende te tjera te botes. Do të ofrojmë shërbime të standardizuara dhe do vazhdoje t’ju shërbeje që ju të integroheni me mire”, u shpreh Haxhinasto.
Ndërsa i pyetur për Rrugën e Kombit, Haxhinasto tha se është hapur oferta dhe jemi ne pritje te ofertave serioze. /Telegrafi/