Site icon Telegrafi

Haxhimusa nuk arrin marrëveshje me Apolonin

Mesfushori nga Ferizaj, qëndroi tek skuadra nga kategoria superiore për një ditë, por në fund nuk është marrë vesh me drejtuesit e këtij klubi sa i përket kushteve të kontratës. Ai këtë e konfirmoi për Arenën.

“Jam momentalisht në Shqipëri, pasi kam ardhur për t’u marrë vesh me drejtuesit e Apolonisë për të nënshkruar kontratë. Krejt çfarë mund të them është që marrëveshja ka dështuar momentalisht, pasi nuk kemi mundur të merremi vesh me skuadrën”, deklaroi Haxhimusa për Arenën. Bashkë me të ishte edhe bashkëlojtari i tij, Burim Shabani. /Telegrafi/
 

Exit mobile version