Telegrafi

Haxhilerët shqiptarë janë shëndosh e mirë në Mekë

Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar për gjendjen e haxhilerëve shqiptarë në Mekë për të cilët tha se janë shumë të mirë.

“Shëndeti i besimtarëve është shumë i mirë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Nuk kemi asnjë humbje. S’kemi asnjë problem shëndetësor, disa të vogla”, ka thënë tutje përfaqësuesi i BIK-ut.

Sa i përket motit të përcjellë me erëra të forta, Sahiti ka thënë se në momentin kur ata kanë arritur atje, furtuna veçse ishte qetësuar.

“Pasi kemi shkuar ne, vetëm sa është qetësuar ajo furtunë. S’kemi pas asnjë problem falë Zotit”.

Ai ka thënë se këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të numrit të haxhilerëve, dhe se mosha mesatare e tyre tanimë është dukshëm më e ulët.

Ndërkaq njoftoi se grupi i parë dhe i dytë i haxhilerëve do të kthehen më 27 gusht, i treti më 29 gusht, ndërkaq grupet e fundit më 3 shtator.