Depozitat e qytetarëve në banka dhe shtëpitë e kursimeve në vend janë të sigurta, vlerëson drejtori i Fondit për sigurim të depozitave në Maqedoni, Borçe Haxhiev, në një intervistë për AIM me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetori.
“Kursimet të çdo qytetari me vlerë prej 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit janë të siguruara në Fond. Dhe nëse në ndonjë bankë ose shtëpi kursimi ka ndonjë rrezik, kursimtarët do të dëmshpërblehen”, deklaroi Haxhiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat e Fondit tregojnë se për momentin qytetarët e Maqedonisë kanë 3.8 miliardë euro të kursyera në bankë ose shtëpi kursimesh.
Haxhiev sqaroi se gjysma (50.5%) janë në denarë, ndërsa 49.5% janë në euro.
Ai porositi qytetarët që të kursejnë dhe nuk është e rëndësishme në cilën valutë./Telegrafi/