Site icon Telegrafi

Haxhiev: Fondi për sigurim të depozitave i ruan kursimet e qytetarëve

“Kemi për detyrë t’i ruajmë depozitat e qytetarëve tanë, këtë e bëjmë nga viti 1997 kur jemi formuar. Që atëherë kemi bërë 11 pagesa të dëmshpërblimeve për 21 mijë kursimtarë në vlerë prej 1,5 miliardë denarë”.

Këtë e porositi drejtori i Fondit për sigurim të depozitave Borçe Haxhiev i cili e prezantoi punën e Fondit, ndërsa në drejtim të pasurimit të njohurisë së tyre si pronarë të ardhshëm të llogarive serioze.

Fondi për sigurim të depozitave funksionin 22 vjet. Është formuar pas ngjarjeve me robërimin e devizave të qytetarëve me rënien e ish-shtetit dhe pas kursimit piramidal. Në Fond, anëtarë janë 14 banka dhe dy kursimore, ndërsa mjetet që fondi i paguan nga anëtarët e tyre i investon në letrat shtetërore me vlerë me rrezik të ulët.

Nga Fondi sqarojnë se nuk dëmshpërblehen depozitat me kushte të privilegjuara të interesit, depozita të pronarëve mbi pesë për qind nga aksionet e bankës, depozita të anëtarëve të organeve të menaxhimit të bankës dhe të afërmve të tyre nga shkalla e parë dhe depozita lidhur me transaksione me të cilat është kryer pastrim parash.

Dëmshpërblimi kryhet gjatë mbylljes së bankës ose kursimores kur guvernatori i Bankës Popullore e merr lejen për punë, ndërsa qytetarët informohen përmes mediumeve. Dëmshpërblime të tilla Fondi deri më tani ka bërë 11 herë.

Drejtori potencoi se pagesa kryhet shpejtë edhe atë në afat prej 20 ditëve nga dita e mbylljes së bankës ose kursimore, ndërsa pagesa kryhet në denarë.

Të dhënat tregojnë se në bankë ruhen 4,46 miliardë euro depozita. Ato janë burim i rëndësishëm i bankave për financim, por edhe qytetarët ende kanë interes për t’i ruajtur në banka dhe për shkak të sigurisë, por edhe marrje të interesit, i cili është më konkurrues lidhur me rajonin dhe në vendet evropiane.

Në vend, gjithashtu, ende nuk tatimohen interesat nga depozitata, Me ndryshimet e fundit është shtyrë tatimi deri në vitin 2022, e cila është dashur të fillojë nga 1 janari i vitit 2020.

Exit mobile version