Telegrafi

Haxhi Zeka vazhdon kontratën me Besën

 39 vjeçari që mund të cilësohet si ‘Zanetti kosovar’ si duket nuk e ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë dhe të pensionohet.

“Kam dashur që ta përfundoj karrierën pas këtij edicioni por kryesia e klubit ka insistuar që unë ta vazhdoj kontratën edhe për një vit e gjysmë. Ata kanë nevojë për mua dhe unë e kam parë të arsyeshme që mos ta lë klubin”.

“Ndonëse jam në moshë, po i përballoj stërvitjet pa kurrfarë problemi”, ka thënë Haxhi Zeka për Sport.

Ai gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Kosovës. Disa vite rresht ishte ndër shënuesit më të mirë të elitës së futbollit kosovar./Telegrafi/