Haxhi (Robin) Krasniqi do të ketë mundësinë të fitoj titullin e kampionit evropian (EBU) në peshën të mesme.
Boksieri ynë për këtë titull do të përballet me gjermanin Stefan Haertel, e cila përballje do të zhvillohet në fund të këtij viti.
Kjo ndeshje do të jetë një rimeç mes dy boksierëve që janë pjesë e kompanisë promovuese SES Boxing.
Theksojmë se në takimin e muajit maj kishte triumfuar gjermani me vendim unanim të gjyqtarëve që i dhanë pikët Haertelit.
Kujtojmë se junikasi 32-vjeçar ka bilanc prej 49 fitoresh (17 KO) e gjashtë humbjesh në karrierën e katërkëndëshit.
Ndryshe, Haertel 31-vjeçar ka 18 fitore e një humbje në karrierë prej boksieri. /Telegrafi/