Haxhi Krasniqi ka njoftuar se do të mbajë nesër (e enjte) një konferencë për media.
Kampioni i botës në peshat gjysmë të rënda në IBO dhe WBA ka bërë të ditur se dëshiron t’i falënderojë të gjitha ata që e përkrahën gjatë rrugëtimit të tij.
Postimi i tij i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):
TAKIM ME MEDIA NË PRISHTINË
Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time.
Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri.
Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Sëiss Diamond Prishtinë.
Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend.
Ju mirpresim të Enjtën me 15 Tetor në ora 11:00 në Prishtinë. /Telegrafi/