Telegrafi

Haxhi Krasniqi nga Prekazi me titujt e kampionit të botës: Bac u kry!

Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)

Kampioni i botës në boks në versionin WBO/IBO, Haxhi Krasniqi, e ka vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, ku ka vënë edhe kurora lulesh.

Ai është takuar me familjarët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe me kryerin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Krasniqi tha se titullin e kampionit të botës ia kushton familjes Jashari, siç do të veproj me çdo titull të fituar.

Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)

Ai madje ka postuar një foto nga Kulla e Jasharajve me mbishkrimin: “Bac u kry!”.

Haxhi Krasniqi u takua edhe me presidentin e klubit të futbollit Drenica, Ilir Veliqi dhe tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’, nga ku si dhuratë mori një fanellë. /Telegrafi/

Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)
Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)
Haxhi Krasniqi në Prekaz (Foto: Hilmi Veliu)