Kampioni i botës në boks në versionin WBO/IBO, Haxhi Krasniqi, e ka vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, ku ka vënë edhe kurora lulesh.
Ai është takuar me familjarët e komandantit legjendar Adem Jashari dhe me kryerin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Krasniqi tha se titullin e kampionit të botës ia kushton familjes Jashari, siç do të veproj me çdo titull të fituar.
Ai madje ka postuar një foto nga Kulla e Jasharajve me mbishkrimin: “Bac u kry!”.
Haxhi Krasniqi u takua edhe me presidentin e klubit të futbollit Drenica, Ilir Veliqi dhe tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’, nga ku si dhuratë mori një fanellë. /Telegrafi/