Boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, po shijon jetën në lidhje.
Ai ka kohë që është në një romancë me bukuroshen, Heidi Lushtaku, një modele e njohur në Zvicër.
Dyshja shihen shpesh në ngjarje të ndryshme në mbarë Evropën dhe nuk e fshehin dashurinë në rrjetin social Instagram.
Është vet Haxhiu ai që ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet me Heidin e cila duket elegante dhe atraktive.
“E kam më të mirën”, ka shkruar Haxhiu në këtë postim.
Haxhi Krasniqi pritet t’i kthehet shpejt ringut pasi u mposht nga legjenda e boksit, Artur Abraham. /Telegrafi/