Telegrafi

Haxhi Krasniqi lufton për titullin gjerman

Titulli GBO është një ndër 3 titujt që ka Gjermania, sepse në Gjermani ka gjithsejtë 3 federata të boksit profesionist: GBO, GBA dhe BDB.

"Ky titull nuk është shumë i rëndësishëm për mua sepse unë dua të fitoj titullin e botës, por besoj se nuk është hap i gabuar dhe do të më japë përvojë për duelet me distance më të gjatë", u shpreh Haxhi Krasniqi për AlbanianBoxing.com.

Kundërshtari i Krasniqit për mbrëmjen e 6 qershorit akoma nuk është bërë i njohur, por ai duhet të jetë po ashtu një boksier i cili mban licencën gjermane të GBO-së dhe me një karrierë të mirë profesioniste.

Haxhi Krasniqi sapo ka arritur moshën 23-vjeçare, por rezultati i tij flet për vete, ai ka fituar 31 nga 33 duelet e zhvilluara, dhe ka bërë famë në trojet Shqiptare si dhe në Gjermani. /AlbanianBoxing/