Telegrafi

Haxhi Krasniqi kacafytet me kundërshtarin në matjet zyrtare para duelit (Video)

Boksieri i njohur kosovar Haxhi Krasniqi është kacafytur me kundërshtarin Juergen Doberstein në matjet zyrtare për meçin e së premtes.

Krasniqi do të boksojë kundër Dobersteinit të premten (15 korrik) në Saarbrucken për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme.

Më këta tituj Krasniqi shpreson që të fitojë mundësinë për të luftuar më pas për titullin e botës.

Boksieri 29-vjeçar për të realizuar këtë duhet patjetër ta mposhtë Doberstainin, që zë vendin e 12-të në klasifikimin botëror të federatës WBA.

Shikoni videon e përballjes së dyshes gjatë matjeve zyrtare:

https://youtu.be/4WGPnd1CEiQ