Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi ka fituar në duelin e së shtunës mbrëma ndaj boksierit polak, Bartlomiej Grafka.
Para disa javësh boksieri nga Kosova lajmëroi rikthimin e tij në ring më 3 shkurt në Halle të Gjermanisë.
Krasniqi zbuloi edhe emri i kundërshtarit të tij, i cili ishte 30-vjeçari polak Bartlomiej Grafka.
Grafka, llogaritej si një boksier i fortë, por Krasniqi arriti ta fitojë këtë duel.
Fitorja e Krasniqit erdhi pas vendimit unanim të gjyqtarëve, pas 10 raundeve të zhvilluara.
Pas kësaj fitore, Krasniqi e ka nisur rrugëtimin e tij në përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme, pasi dy herët tjera dështoi në këtë nismë.
Ndryshe, ky ishte meçi i parë i Krasniqit që nga humbja e rëndë e pësuar nga Arthur Abraham në muaji prill të vitit të kaluar. /Telegrafi/