Telegrafi

Haxhi Krasniqi: Deri në vdekje do të më rrahë zemra kuq e zi

Kampioni evropian në EBU, Haxhi Krasniqi, deklaroi që deri në vdekje zemra do t’i rrahë kuq e zi. Në një prononcim për RTV Dukagjinin, ai tregoi pse mbron ngjyrat e Gjermanisë përderisa ushtron profesionin e boksit.

“Normal që e ndiej veten shqiptar. Unë boksoj për ngjyrat e Gjermanisë dhe do ta bëj këtë deri në fund të karrierës, sepse të gjitha këto mundësi i kam nga ata”, është shprehur Krasniqi.

Kampioni në EBU, thotë se disa gjëra me kohë ua ka bërë me dije gjermanëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për HAXHI ROBIN KRASNIQIN

“Gjermanëve nga fillimi u kam treguar se e bëj këtë punë me qejf, por unë nuk e harroj vendin tim dhe gjithmonë aty ku më jepet mundësia sadopak, do ta prezantoj vendin tim me ndonjë shenjë”, është shprehur boksieri.

Më tej ka shtuar se nuk e fsheh respektin që ka për bashkatdhetarët.

“Më e pakta që mundë të bëj është t’i përshëndes dhe t’i falënderoj bashkatdhetarët e mi”, ka thënë me modesti boksieri me origjinë nga Juniku.

Haxhi Krasniqi tregon për dashurinë e madhe që  ka për ngjyrat e flamurit kombëtar të shqiptarëve.

“Mua gjithmonë, deri në vdekje më rrah zemra kuq e zi”, ka thënë ai për fund. /Telegrafi/

Haxhi Krasniqi: Gjermanisë i jam mirënjohës për të gjitha por zemra ime rrah kuq e zi !!!

Kampioni evropian ne EBU, Haxhi Krasniqi deklaroi qe deri në vdekje zemra do ti rrah kuq e zi !

Publiée par Sporti në RTV Dukagjini sur Mardi 19 juin 2018