Krasniqi, i cili në karrierë ka 40 fitore e 3 humbje, do të boksojë ndaj ukrainasit, që ka 13 fitore, 2 barazime e 1 humbje, në luftën për titullin vakant WBO Euro.
Siç e përshkruajnë mediat e huaja, Chervyak është mjaft i rrezikshëm me të dyja duart dhe e ka ndalur në të kaluarën pikërisht në Gjermani boksierin Dustin Dirks.
Boksieri junikas do të mundohet që sa më shpejt të luftojë sërish për titull të botës, pasi dështoi në tentimin e parë, kur u mposht nga britaniku Nathan Cleverly. /Express/Telegrafi/