Site icon Telegrafi

Haxhi Avdyli zgjedhet kryetar i degës së Listës “Guxo” në Prizren

Këtë të diel Lista “Guxo” ka mbajtur kuvendin e parë zgjedhor në Prizren, ku udhëheqës i degës është zgjedhur deputeti Haxhi Avdyli.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja tjetër e kësaj partie, Jeta Statovci, përmes një postimi në Instagram.

“Kuvendi i parë zgjedhor në Prizren, urime Haxhi Avdyli” ka shkruar Statovci.

Ndërsa, dje gjatë ditës Faton Peci është zgjedhur kryetar i degës së Listës “Guxo” në Mitrovicë.

Ndryshe, Lista “Guxo” është regjistruar si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më 14 shkurt 2022.

Lista “Guxo” në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, ata janë: Haxhi Avdyli, Doarsa Kica-Xhexhlili, Jeta Statovci dhe Burim Karameta.

Gjithashtu në kuadër të Listës “Guxo” janë edhe dy ministra në Qeverinë Kurti, ata janë Donika Gërvalla e cila udhëheq me MPJD-në dhe Faton Peci me ministrinë e Bujqësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version